Zbulohet kanabis në proces tharjeje në Shkodër

Kronikë e zezë

Zbulohet kanabis në proces tharjeje në Shkodër

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka kontrolluar zonën e Pultit për kultivimin e kanabisit dhe dje, në vendin e quajtur “Alavana” në fshatin Xhan, zbuloi në një shpat mali, 1 parcelë me 72 bimë kanabisi në proces tharjeje. Fotot tregojnë bimën e gjetura dje, që u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia tha se po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat