Identifikohet personi që mbeti i plagosur në Tiranë

Kronikë e zezë

Identifikohet personi që mbeti i plagosur në Tiranë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 12:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Është identifikuar personi i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat tek zona e ish-ekspozitës në Tiranë.

Burime nga policia thanë se personi i plagosur është një 30-vjeçar me inicialet Andi Mustafaraj, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve ka pasur 3 krisma armësh që janë dëgjuar, ndërsa personi ka pasur plagë në shpatull dhe këmbë.

Ai është dërguar në spital me një makinë të rastit, ndërsa policia thotë se ka ngritur postblloqe për të kapur autorët.

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth mesditës në kryeqytet. Të dhënat e para flasin për një person të plagosur.

Pamje nga ngjarja kanë mbërritur në "Ti Raporton". Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë ish- Ekspozitës. Policia ka mbërritur menjëherë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat