Arrestohen adoleshentët sepse ngacmuan seksualisht vajzat

Kronikë e zezë

Arrestohen adoleshentët sepse ngacmuan seksualisht vajzat

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një grup djemsh të moshës 7-14 vjeç, u arrestuan sepse kishin ngacmuar seksualisht disa vajza në një pishinë dimërore, në Gjermani.
Incidenti mendohet se ka ndodhur të hënën në Mariendorf, në Berlin.

Policia thotë se 7 djemtë sirianë kishin ngacmuar disa vajza dhe ky ishte shkaku i arrestimit.
Ata kishin notuar mbrapa tyre duke i kapur nga të pasmet.

Sipas babait të njërës prej vajzave, ata i kishin rrethuar dhe ato nuk kishin nga të shkonin.

Ai i kishte sjellë bijat e tij 9, 11 dhe 14 vjeç në pishinë së bashku me një mikun e tyre 14-vjeçar, për të festuar ditëlindjen e vajzës së madhe.

Sipas denoncimit  11-vjeçarja kishte mundur të largohej e të gjente një rojë pishine, i cili kishte njoftuar menjëherë policinë.

Djemtë ishin arrestuar dhe ishin çuar në rajon për t’u marrë në pyetje dhe më pas u ishin lënë të lirë. Gjithçka iu raportua prindërve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat