Magazinat me kanabis në Mamurras, arrest me burg për trafikantët

Kronikë e zezë

Magazinat me kanabis në Mamurras, arrest me burg për trafikantët

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Prokuroria e Kurbinit kërkoi caktimin e masën së sigurisë “arrest në burg” për 7 persona, të dyshuar për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, të cilët u identifikuan në dy operacione të ndryshme anti-kanabis në Mamurras dhe në fshatin Vrinjoll, në të cilat u sekuestruan në total rreth 1.6 tonë drogë e tharë ose në proces tharjeje.

Ditën e shtunë, gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona, të dyshuar si përgjegjës për sigurimin, furnizimin dhe përpunimin e rreth 1.5 tonë lëndë narkotike, të zbuluar në Mamurras. Ndërkohë, për dy persona të tjerë, u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, për rastin e dytë, gjykata pritet të shprehet të hënën për kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit për “arrest në burg” për babë e bir, Qamil dhe Fatmir Hajdari, pasi në ambjentet në pronësi të tyre në fshatin Vrinjoll u gjetën rreth 110 kg lëndë narkotike e tharë ose në proces tharjeje.

- Për rastin e Mamurrasit, nga hetimet e deritanishme rezulton se lënda narkotike sigurohej nga një person i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qera magazinën nga shtetasi Gjelosh Vuksani. Për këtë të fundit, gjykata vendosi “detyrim për paraqitje”. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me lëndën narkotike, duke pretenduar se magazinën ia kishte dhënë me qera një personi (i shpallur në kërkim) dhe nuk kishte informacion se për çfarë përdorej magazina e tij.

Po ashtu, gjatë ndërhyrjes policore, janë arrestuar edhe shtetasit Edmir Diva, Artan Sallaku, Kejvit Tuga dhe Gentjan Pepmarku, të cilët u gjendën duke përpunuar lëndën narkotike. Ndaj këtyre personave, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua edhe shtetasi Osman Morina, babai i personit të shpallur në kërkim. Edhe për këtë të fundit, gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”. 

- Për rastin e fshatit Vrinjoll, rezulton se shtetasit Qamil dhe Fatmir Hajdari përpunonin rreth 110 kg lëndë narkotike në proces tharjeje në dy ambjente në pronësi të tyre. Gjatë operacionit anti-kanabis, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Qamil Hajdari, ndërkohë që nuk është bërë i mundur gjetja e djalit të tij, Fatmir Hajdari. Për të dy të dyshuarit, Prokuroria e Kurbinit kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe pritet që gjykata të shprehet ditën e hënë për këtë kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat