Si e ngriti 38-vjeçarja skemën e shkatërrimit të kryegjyqtarit gjirokastrit, ditën më të rëndësishme të tij?

Kronikë e zezë

Si e ngriti 38-vjeçarja skemën e shkatërrimit të kryegjyqtarit gjirokastrit, ditën më të rëndësishme të tij?

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:50
ilustrim

I akuzuar nga të gjithë, i braktisur me sa duket edhe nga gruaja që i ka kërkuar divorcin, i goditur egërsisht në ditën më të rëndësishme për një prind, atë të martesës të së bijës, kryegjyqtari i Gjirokastrës, Guxim Boçi ka tentuar të fitojë empatinë e publikut kur ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes në një intervistë për « Panorama ».

Momentet që ai përzgjedh për rrëfim janë vërtet prekëse. Fillimisht ai tregon si e mori vesh lajmin: « sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit, apo dhe të Apelit, dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë, për nder të martesës së gocës sime të madhe ».

Rrëfimi i një burri pa guxim

Por strategjia e tij e komunikimit nuk përfundon këtu. Ai do të luajë edhe rolin e viktimës të cilin e ka bërë të gabojë hiperndjeshmëria e tij. Ja si e tregon takimin e parë me Rudina I: « Më erdhi keq se ishte duke qarë dhe ashtu duke qarë ka hyrë brenda në zyrë, ndonëse unë si tip i ndjeshëm kërkova që të qetësohej, të fshinte lotët dhe pastaj të fliste dhe të shtjellohej për hallin që kishte……. ajo kërkonte që unë të ndërhyja në gjyqin e saj, pra të influencoja unë te gjykatësi që kishte çështjen e saj, gjë që unë e kam kundërshtuar në këtë bisedë, megjithëse ajo qante vazhdimisht dhe lotonte e gjitha. ».

Madje Boçi ka rrëfyer edhe momentin e tentativës për puthje. Ai pretendon se në ato momente nuk është treguar aspak guximtar, por më tepër një mashkull i kujdesshëm : « E vërteta është se puthja që i kam dhënë ka qenë rutinë, si një puthje në faqe me dikë që takohesh dhe përshëndetesh kur largohesh me një mik, shoqe apo çdokush që e etiketon si të tillë. Unë këtë zonjë nuk e kisha as të afërt dhe asgjë, por thjesht i ofrova një veprim që ajo e ka instrumentalizuar më vonë për qëllime dashakeqe. Madje, po të ngelemi këtu në këtë pjesë, unë mund të them se ajo ka dashur që të më përqafonte dhe ofrohej për të më përqafuar, por unë kam mbajtur një qëndrim neutral si çdokush në një zyrë shteti, pra një distancë ».

Pas gjithë këtij rrëfimi Guximtar Boçi pretendon se atij i kanë organizuar këtë puç, përmes kësaj gruaje që e ka provokuar vetë thjeshtë për hakmarrje politike : « Po përse pikërisht tani? Ka persona të tjerë që u duhet koka ime dhe gjetën këtë çështje për të më fundosur. Kam menduar se pas kësaj vepre të ulët qëndron një pjesë e politikës shqiptare, ajo pjesë që mua më ka votuar kundër në KLD, me në krye kreun e saj, Nishanin » pyet ai ?

 Në fakt lidhjet e Guzimtarit me socialistët njihen publikisht në Gjirokastër. Njihet gjithashtu edhe fakti se njerzit e PD-së nuk e kishin me sy të mirë.

Por më shumë sesa një manovër politike fundosja e tij duket se vjen nga hakmarrja pa limit e një femre.

Rudina si një personazh i Balzakut

Po të lexosh edhe njëherë me vëmendje historinë vëren se Rudina I, gruaja që ishte përfshirë në një konflikt violent me ish vjehrrën e saj ka trajtat e një kamikazeje të përllogaritur mirë. Hakmarrja e saj ka gjakftohtësinë e një serial killerje.

Ajo nuk ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër, siç mund të gishte reaguar një femër e kërcënuar nga harselimi seksual. Ajo ka qenë e bindur se hakmarrja është një pjatë që shijohet e ftohtë.

Fillimisht, ka vendosur ta regjistrojë burrin që i kërkoi seks në këmbim të fitores në proces. Po të shohësh bisedën audio duket se ajo është e ftohtë dhe e kalkuluar në pyetjet që i bën për të evokuar bisedat e tyre të mëparshme. Ajo duket e zhveshur nga emocionet që mund të kishte çdo grua që do kish përjetuar një traumë të tillë.

Shkojmë më tej.

Ajo kryen një veprim që rrallë e bën dikush që do të fusë një mashkull në kurth, sado banal dhe i përshtirë të jetë ky i fundit.

Në bisdedën e fundit audio, në atë kur Rudina, largohet nga makina e Guximtarit, dëgjohet se ajo ia thotë në sy atij se e ka rregjistruar dhe të gjithë këtë do ia japë një gazetareje. Mendoni për një çast : A ka hakamarrje më të mirë sesa ti’a thuash në sy viktimës atë që e pret ? Ta bësh të kuptojë se karrierra, familja, nderi dhe gjithçka e tij është vënë në rrezik ? A ka mënyrë më perfide se sa ta lësh atë në gjendje ankthi me thikën të ngulur në plagë ?

Dhe ky ankth zgjati një vit e gjysëm. Pse ? Thjesht për ti zgjatur torturën Guximtarit, apo me shpresën se procesi nuk kishte mbaruar dhe ky regjistrim mund të përdorej për shantazh ?

Historia nuk përfundon këtu.

Pas afro një viti e gjysëm, ajo bëhet publike, pikërisht në ditën kur mashkulli pa pikë guximi do celebronte martesën e vajzës. Skema është e zgjedhur në mënyrë perfekte. Ai ka mbledhur shokët dhe kolegët. Do të nxjerrë të bijën nga shtëpia. Në çastet kur një njeri duhet të ndihet më krenar se kurrë për atë që ka ndërtuar në jetë, Rudina ka projektuar që ai të ndihet si një plehrë. i turpëruar para kolegëve. Duke shkallmuar gëzimin e të bijës. Duke provokuar ndarjen nga gruaja.

Ndoshta, publikimi i regjistrimit nga “Stop”, një vit e gjysëm pas ngjarjes ka qenë një rastësi. Një përkim fatkeq.

Por, nuk përjashtohet që ai të ketë qenë i programuar. Si akti i fundit i një hakmarrjeje gjeniale që kërkonte shumë më shumë sesa goditjen e gjyqtarit hamshor: që kërkonte në fakt përdhosjen e tij.

Prandaj më tepër sesa një manovër politike, një lojë me PS dhe PD, ajo që ka ndodhur në Gjirokastër është një histori romaneske. E denjë për Balzakun. Sepse ajo është trajektorja e pabërballueshme e një gruaje të aftë të ngrejë në këmbë skemën gjeniale të një hakmarrjeje të zezë: që ti heqë punën, ti rrezikojë burgun, ti shkatërrojë familjen dhe ti përdhosë dasmën e së bijës, ngacmuesit të saj seksual.

Natyrisht askush nuk mund të ndjejë empati (ashtu sikurse përpiqet Guximtari në intervistën e tij) për një mashkull të sunduar nga demonët e mishit të bardhë, që është i gatshm të shkelë ligjin për të plotësuar epshet e tij, por historia që pamë në “Stop” nuk është vetëm kaq.  Ajo nuk është përralla e së bukurës dhe bishës. Sepse në historinë e gjirokastrës Rudina i ka luajtur njëkohësisht të dy rrolet. Ajo ka qenë e pamëshirshme në goditjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat