Nipi i Kasemit që vrau gruan në Ndroq: Pasi i hoqën KEMP-in, tha ‘s’i pi më ilaçet, jam shëruar’

Kronikë e zezë

Nipi i Kasemit që vrau gruan në Ndroq: Pasi i hoqën KEMP-in, tha ‘s’i pi më ilaçet, jam shëruar’

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 09:44
Kasem Lila

Hasan Lila, nipi i Kasem Lilës, i cili u arrestua 6 ditë më parë, pasi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe plagosi kunatën, tregon për “Gazeta Shqiptare” shqetësimet që xhaxhai i tij ka pasur që nga momenti që i kanë hequr KEMP-in.

Në një intervistë, 27-vjeçari shprehet se ata jetonin në të njëjtën banesë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me njëri-tjetrin.

“Ai kishte vetëm pjesën psikologjike të heqjes së KEMP-it, sepse pjesa ekonomike nuk i ka munguar asnjëherë nga ne”, tregon Hasani. “Kur i hoqën KEMP-in, ai tha se nuk do ti pijë më ilaçet pasi jam shëruar”,- ka treguar i riu.

Gjithashtu, ai shprehet se xhaxhai i tij ka qenë i pavetë-dijshëm për krimin që ka kryer dhe për shkak të sëmundjes që ka, ai duhet të jetë i lirë që të mjekohet. 56-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës, pasi qëlloi për vdekje gruan e tij, Afize Lila dhe plagosi nusen e të vëllait, Zyra Lilën.

Ngjarja u shënua në periferi të Tiranës, në Ndroq, ndërsa gjatë dëshmisë që Kasem Lila ka dhënë në polici ka shfaqur pendesë për krimin e ndodhur. Në gjykatë ai ishte i pavetëdijshëm për atë çfarë kishte ndodhur./GSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat