Tjetër grabitje me armë e maska në një karburant

Kronikë e zezë

Tjetër grabitje me armë e maska në një karburant

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 11:45
Ilustrim

Një tjetër grabitje me armë ka ndodhur në një karburant. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në zonën e Krujës.

Burime nga policia thanë për mediat shqiptare se rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, tre persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar një karburant në rrugën kombëtar Krujë-Krastë, ku kanë marrë shumën e xhiros ditore.

Të njëjtat burime thanë se tre personat e armatosur kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Audi A-3” dhe kanë kanosur punonjësin e karburantit duke i marrë shumën prej 100 mijë lekësh.

Pas kësaj, punëtori ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burimet thanë se është duke u punuar për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat