Turistja çeke tentoi të mbytej në Durrës 9 ditë më parë, si u shpëtua

Kronikë e zezë

Turistja çeke tentoi të mbytej në Durrës 9 ditë më parë, si u shpëtua

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 23:56
Hana Demeterova

Turistja çeke që u vetëhodh sot në mesditë nga 15-katëshi, duke lënë pas edhe një letër nuk e kishte të parën tentativë për t’i dhënë fund jetës. 9 ditë më parë ajo raportohet të jetë shpëtuar nga mbytja në det.

Ndërsa ndodhej në Durrës, Hana Demeterova ka tentuar të mbytet, por disa kalimtarë te rastësishëm, u e nxorën nga deti, duke i shpëtuar jetën.

Burime të policisë thanë për BalkanWeb se, 52-¬vjeçarja vuante nga problemet mendore dhe se në breg
të detit gjetën edhe një sasi medikamenti, Diapezon.

52-¬vjeçarja çeke Hana Demeterova rezulton të jetë një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe ka kryesimin e organizatës “Help a man”. Edhe në postimet në profilin e saj në Facebook, të shumta janë fotot e fëmijëve që janë viktima të luftës.

52-¬vjeçarja shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, nga Ukraina deri në Siri. Por nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshët.

E këtë ndjeshmëri gruaja me sytë e brishtë duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë.

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat