I riu vetëplagoset me armën që mbante pa leje

Kronikë e zezë

I riu vetëplagoset me armën që mbante pa leje

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një i ri është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

“Oldian Kalemi, 22 vjeç, banues në Sarandë, gjatë ditës së djeshme në vendlindjen e tij, fshati Zhapokikë, Memaliaj, është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë gjahu, të cilën e dispononte pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut. Ndaj 22-vjeçarit nisi procedimi penal, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për ndjekje të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat