Në pranga 7 shoferë, policia: Të dehur ose pa patentë

Kronikë e zezë

Në pranga 7 shoferë, policia: Të dehur ose pa patentë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 16:41
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë drejtues mjetesh, nga të cilët tre në gjendje të dehur dhe katër pa leje drejtimi. Drejtoria e Policisë Rrugore ka bërë të ditur se janë pezulluar edhe 53 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe shkelje të tjera.

Mësohet se në të gjithë vendin janë marrë 202 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 291 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë 61 masa janë marrë për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 40 masa për ata që nuk vendosin  kaskën mbrojtëse në motor.

Gjithashtu policia lajmëron se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimin e rreptë të Kodit Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat