Drama e aktorit shqiptar: Djali iu vra pas sherrit për një femër

Kronikë e zezë

Drama e aktorit shqiptar: Djali iu vra pas sherrit për një femër

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Vrasja e djalit të aktorit shqiptar, Shkëlqim Daja, ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kanada, ku aktori jetonte prej vitesh.

Djali i tij i vetëm u ther për vdekje të premten në mbrëmje.

Sipas gazetës së Montrealit, familja kishte emigruar në Kanada 13 vjet më parë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Që prej vdekjes së djalit të premten, shumë shqiptarë kanë mbërritur për të ngushëlluar familjen, raporton kjo gazetë.

“I gjithë komuniteti është prekur, edhe shqiptarët që nuk e njihnin famljen, kanë ardhur për të bërë homazhet e tyre dhe për t’i mbështetur ata,” thotë Anila Erindi Kati, presidente e Shoqatës Kulturore Montreal-Shqipëri.

Ajo thotë se shqiptarët në mbarë botën duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjen që të paguajë funeralin.

Shoqata ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në ndihmë të prindërve.

“Ata e thonë emrin e tij vazhdimisht. Ata thonë se sa mirë po shkonte ai në shkollë. Ata janë prindër shumë të mirë, që donin ta ndihmonin djalin e tyre me çdo mënyrë. Është një shock i tmerrshëm për të gjithë komunitetin”.

15-vjeçari ishte në një festë në një qendër komunitare, kur shkëmbeu fjalë me një 16-vjeçar, pasi njëri prej djemve kishte prekur një adoleshente që ishte e pranishme në festë, thotë Kati.

“Nuk dimë më shumë pasi fëmijët nuk po flasin”.

Policia ka arrestuar një 16-vjeçar pas vrasjes. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat