Heroinë, kanabis e armë në makinë, pranga italianit në Berat

Kronikë e zezë

Heroinë, kanabis e armë në makinë, pranga italianit në Berat

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 09:16
armet

Një shtetas italian u arrestua mëngjesin e sotëm në Berat. Policia bën me dije se në pranga u vu shtetasi Fabrizio Polidori, 46 vjeç. Arrestimi u bë në lagjen “11 shkurti”, në Kuçovë.

Sipas të dhënave të para mësohet se gjatë një kontrolli në makinë atij iu gjetën heroinë dhe kanabis. Policia i gjeti në automjet edhe një armë zjarri.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti”, kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri pistolet, EKOL, kalibër 9 mm,

49 copë fishek,

2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre  kishte material të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Si dhe një sasi materiali pluhur me ngjyre kafe  të dyshuar si lendë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhë “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278/2/3  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat