E përndiqte prej muajsh 20 vjeçaren, arrestohet Arditi

Kronikë e zezë

E përndiqte prej muajsh 20 vjeçaren, arrestohet Arditi

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:20
ilustrim

Prej muajsh e përndiqte në ambiente të ndryshme por dhe me anë të telefonit, pas denoncimit policia e arrestoi. Në pranga të policisë së Durrësit ka rënë Ardit Cizmi, banues në Sukth.

Policia e Durrësit informoi sot: Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore ka përndjekur në ambjente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular  shtetasen E.G. 20 vjeçe, banuese në Sukth

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Përndjekja”parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat