Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shqiptar me shtetësi norvegjeze pasi që në Facebook kishte postuar fotografi me kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llashticë të Gjilanit ndërsa pas bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 44 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.