Rrahje në Prizren, një i lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje në Prizren, një i lënduar

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

Tre të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK Prishtinë, ka njoftuar policia.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar  një veturë e cila dyshohet se është pronë e viktimës mashkull , në afërsi të veturës janë gjetur edhe 5 plumba të pashkrepur. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje . 

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat