Kapen 1 ton drogë nga Shqipëria e 70 armë, 15 shqiptarë të arrestuar në Bari

Kronikë e zezë

Kapen 1 ton drogë nga Shqipëria e 70 armë, 15 shqiptarë të arrestuar në Bari

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 11:56
Ilustrim

Më shumë se 15 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni në Bari, ku shumica prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Siç shkruan agjencia italiane Ansa, personat e arrestuar transportonin kanabis dhe armë nga Shqipëria për në Itali.

Hetimet për këtë organizatë kishin nisur që në vitin 2015 nën drejtimin e kreut të Antimafias së Barit, Giuseppe Maralfa. Nga hetimet është dokumentuar trafikimi i dhjetëra kuintalëve kanabis nga Shqipëria dhe kokainë nga Roma, Milano e Palermo.

Gjatë hetimit, janë arrestuar 15 trafikantë, shqiptarë dhe sekuestruar 15 kilogramë kokainë e 1 ton kanabis sativa.

Gjithashtu kanë kapur më shumë se 70 armë, mes të cilëve Kallashnikovë, mitralozë, pushkë, pistoleta me silenciator e 3500 municione.

Këto janë rezultatet e hetimit të zhvilluar prej më shumë se 1 viti nga Antimafia e Barit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat