Konfiskohen dy pistoleta pa leje

Kronikë e zezë

Konfiskohen dy pistoleta pa leje

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 15:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 19:30 minuta, njësiti i hetime te stacionit policor Mamushë, pas një pune intensive ka arrit që në Mamushë në kërkim të armëve ilegale, të identifikojë të dyshuarin H M.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Polica ka gjetur ka gjetur dhe sekuestruar dy armë (pistoleta).

Pistoletat kanë qenë të tipit Eko special 99 e kalibrit 9mm me numër serik EV 12123982, EKO e kalibrit 6mm me numër serik ET-1081069 dhe 6 fishekë të kalibrit 6mm, një karikator i zbrazur dhe një këllëf i pistoletës.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat