E denoncon bashkëshortja për dhunë, policia i gjen arsenal armësh

Kronikë e zezë

E denoncon bashkëshortja për dhunë, policia i gjen arsenal armësh

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 10:42
Pamje nga aksioni i policisë

Ishte bashkëshortja e tij që e denoncoi për dhunë në familje. Policia e Elbasanit ka arrestuar 31-vjeçarin Ervis Zenelhoxha. Bashkëshortja e tij 29 vjeçe e denoncoi se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Pas kontrollit në banesë policia zbuloi një arsenal armësh. Nisur nga armët e gjetura policia po heton në dy pista. E para Ervis Zenelhoxha dyshohet për vrasës me pagesë dhe pista tjetër ajo e shitjes së armëve.

Policia gjeti në banesën e 31-vjeçarit:

-Pistoletë tip “ZASTAVA”, e kalibrit 7.65mm, me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm

-Pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 6.55mm, me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 6.35mm

-15 copë fishekë të kalibrit 7.65mm

-32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62mm

-1 krehër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62mm me 20 copë fishekë

-1 qese ambalazhi plastike brenda së cilës ndodhen 15 djegore predhash luftarake

-3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës

-3 copa fitili zjarrpërcjellës

-5 copë kapsolla detonator alumini

-1 palë doreza kirurgjikale të përdorura

-1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat