Aksident në hyrje të Shkodrës, Benzi përplas motorin

Kronikë e zezë

Aksident në hyrje të Shkodrës, Benzi përplas motorin

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:18
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bahçallëk.

Siç bëhet e ditur, një makinë tip Benz ka përplasur një motorçikletë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat