Detajet e “përdhunimit”, shqiptarja shkoi me këmbët e veta në shtëpinë e djemve?

Kronikë e zezë

Detajet e “përdhunimit”, shqiptarja shkoi me këmbët e veta në shtëpinë e djemve?

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Lajmi i përdhunimit të 22-vjeçares nga dy meshkuj që supozohej të ishin të panjohur, ose të njohur vetëm në Facebook nga e reja në Tiranë, bëri bujë të madhe dhe mediat u morën gjerësisht me të.

U tha se vajza ka kallëzuar në polici që djemtë e kanë futur në makinë dhe më pas i kanë lidhur sytë dhe e kanë përdhunuar.

Por, sipas policisë së Tiranës, historia është krejt ndryshe dhe deklarata e vajzës dyshohet të jetë tjetërsuar në media.

Burime të JetaOshqef mësojnë se vajza, e cila ka jetuar më parë për disa vite rresht në Greqi, në Tiranë banonte tek shtëpia e tezes së saj, bashkë me tezen, prej disa muajsh.

Ajo është njohur me një djalë në Facebook dhe pas bisedave të shumta kanë lënë që një ditë të takohen bashkë.

Pasi kanë përcaktuar pikën e takimit, djali ka shkuar të marrë vajzën në vendin ku e kishin lënë për t’u takuar.

Me dëshirën e saj të plotë, vajza hipën në makinën e djalit, ku brenda në automjet ndodhej edhe një shok tjetër i tij.

Në bisedë e sipër, siç thotë policia bazuar në dëshminë e vajzës, të rinjtë kanë vendosur të shkojnë për të pirë një gotë alkool dhe një nga djemtë ofrohet që të shkojnë të tre në shtëpinë e tij.

Në gjendje normale, e pa ndikuar, vajza ka shkuar me dëshirën e saj në shtëpi, ku pas konsumit të alkoolit, të tre “kanë ardhur në qejf” dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. Pas përfundimit të aktit, djemtë e çojnë 22-vjeçaren në vendin ku e morën sërish.

Policia tha për JetaOshqef se vajza është kthyer në një lokal, pasi djemtë e kanë lënë në vendin ku e morën dhe ka nisur të konfliktohet me persona të tjerë, të panjohur. Duke e parë gjendjen e vajzës personat e rastit kanë lajmëruar ambulancën.

Vajza ka shkuar në urgjencë dhe aty ka përmendur disa herë përdhunimin. Është lajmëruar policia, e cila më pas ka marrë dëshminë e vajzës, të cilën e raportuam më sipër. Deri në momentin që vajza ka mbërritur në shtëpinë e djalit që njohu në Facebook, të gjitha veprimet nga ana e saj janë kryer me vetëdije të plotë dhe jo me dhunë, apo me sy të mbyllur, siç u raportua më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat