Prekte komshiet në pjesët intime në ashensor, ja çfarë ndodh me shoferin

Kronikë e zezë

Prekte komshiet në pjesët intime në ashensor, ja çfarë ndodh me shoferin

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 19:43
ilustrim

Një shofer autobusi ngacmonte seksualisht komshiet në ashensor, duke i prekur ato në pjesët intime.

S.Muça teksa ndodhej në ashensor me komshien E.L., e ka prekur atë në pjesët intime. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa E.L. e ka kallëzuar shoferin duke e akuzuar se e kishte prekur në gjoks.

Pas hetimeve ka rezultuar se ky ngacmim nuk ishte i vetmi pasi pak kohë më parë ai kishte ngacmuar dhe një grua të ve.

Prokuroria ka kërkuar një vit burg për të, ndërsa vetë Muça e ka pranuar ngacmimin seksual para gjykatës duke shfaqur pendesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat