Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Bushat.
Një makinë ka dalë jashtë rruge. Siç bëhet e ditur në mjet ishin duke udhëtuar dy gra. Ata kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar për në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit që besohet se ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut.