Dhunoi dhe kanosi gruan me armë, pranga 38-vjeçarit

Kronikë e zezë

Dhunoi dhe kanosi gruan me armë, pranga 38-vjeçarit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 17:23
Ilustrim

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për dhunimin dhe kanosjen e bashkëshortes së tij I. M.

Ka qenë kjo e fundit që ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar krimin në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 kanë arrestuar 38-vjeçarin Gjoleka M, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë model 54.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2016, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, për një konflikt në familje, ku shtetasja I. M., ka njoftuar se i shoqi e ka kanosur, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët bënë të mundur parandalimin e një krimi në familje dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- Gjoleka M., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur, bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., 33 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

- Një armë zjarri, tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë, model 54.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat