Përmbytjet në Mat/ Gjendet makina, por jo babai i 4 vajzave

Kronikë e zezë

Përmbytjet në Mat/ Gjendet makina, por jo babai i 4 vajzave

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 19:55
ilustrim

Gjendet makina e babait të 4 vajzave. Rreth orës 17:30, Policia dhe banorët e shumtë të Bazit dhe Klosit kanë pikasur makinën e Xh.Ndojit në thellësi të ujërave të lumit Mat, Fillimisht u raportua se 43-vjecari po lëvizte me automjet kur është marrë nga rrjedha e ujit, teksa po shkonte drejt një HEC-i privat. 

“Kemi zbuluar në rrjedhën e Matit makinën që posedonte 43-vjeçari çfarë fakton se ai është mbytur. Mjeti është në honet e lumit. Dukej e dëmtuar rëndë”, thanë zyrtarë të Policisë të cilët tashmë kanë ndalur kërkimet. Ata dëshmojnë se babai i katër vajzave është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e lumit të Matit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat