Momenti tragjik kur polici nxjerr nga lumi viktimën, ndërsa kolegu i bën foto me celular

Kronikë e zezë

Momenti tragjik kur polici nxjerr nga lumi viktimën, ndërsa kolegu i bën foto me celular

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 22:25
polici nxjerr nga lumi viktimën

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut të rëna në vendin tonë.

Pak minuta më parë është zbuluar edhe identiteti i viktimës së tretë që u gjet mesditën e sotme në lumin e Tiranës.

Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Bajram Lala nga Nish Tulla, Durrës, i cili u identifikua nga i biri në morgun e spitalit.

Opinion.al publikon një foto ekskluzive të momentit kur forcat e policisë bëjnë të mundur nxjerrjen e një trupi të pajetë nga lumi.

Siç shihet mjaft qartë nga pamja e publikuar, një efektiv policie e mban mbi supe kufomen e sapo nxjerrë, ndërsa kolegu i tij i bën foto me aparat celular.

Më herët është raportuar edhe për dy të vdekur të tjerë në Mat dhe Këlcyrë.

Në fshatin Sukë të Këlcyrës ka ndërruar jetë Kastriot Spahiu, 50 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë duke rregulluar çatinë, por për shkak të erës së fortë llamarinat e kanë goditur ku dhe ka humbur jetën.

Ndërsa në fshatin Plan i Bardhë të Klosit ka humbur jetën Xhevahir Ndoi, 44 vjeç.

Ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij fuoristradë, dhe rezulton i zhdukur.

Banorët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe thanë se përroi ishte tejet i rrëmbyeshëm, ndërsa mori para makinën që drejtohej nga 44 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat