Nëna nga Fieri denoncon humbjen e 21-vjeçares: Më është zhdukur vajza

Kronikë e zezë

Nëna nga Fieri denoncon humbjen e 21-vjeçares: Më është zhdukur vajza

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:55
Elmira Maloku

Një nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21-vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku, e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50-vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.

“Ka qenë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi. Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë",  tha Lindita Maloku për Ora News.

21-vjecarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur.

E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21-vjeçares Elmira Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat