Konfiskohen armë në një shtëpi në Caparc

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në një shtëpi në Caparc

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 15:05
Ilustrim

Sot rreth orës 8:00, Policia e Prizrenit ka kryer një bastisje në shtëpinë e dyshuarve R.S dhe R.S në fshatin Caparc te Prizrenit në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, tridhjetë  fishekë kalibër i panjohur, tre karikator të pushkës automatike, një  pistoletë M57, një karikator i pistoletës, pesë fishekë te pistoletës kalibër i panjohur, një kuti plastike ngjyrë e kuqe me gjashtë pajisje për pastrim te armës (furçe), si dhe një shufër gome me gjatësi 42 centimetra.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Me urdhër të Prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit R.S ndalet për 48 orë. Ndërsa i dyshuari tjetër shkon ne procedurë te rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat