“Made in Albania”, arrestohet shqiptari me 400 kg marijuanë

Kronikë e zezë

“Made in Albania”, arrestohet shqiptari me 400 kg marijuanë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 17:43
Foto

Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në pranga të policisë italiane në Brindisi. Në kamionin me të cilin po udhëtonin u gjetën 400 kg marijuanë.

Në pranga ka përfunduar Luka Sabetta, 37 vjeç dhe shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48-vjeçar nga Vlora.

Policia italiane thotë se droga është “Made in Albania” dhe ishte futur në Itali nga kanali i Otrantos.

Tani autoritetet italiane janë duke hetuar në lidhje me trafikantët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat