Itali, të riut shqiptar i gjenden 24 kg heroinë e kokainë në shtëpi si dhe një armë kimike

Kronikë e zezë

Itali, të riut shqiptar i gjenden 24 kg heroinë e kokainë në shtëpi si dhe një armë kimike

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:39
Foto

Një shqiptar 25 vjeç, Klodian Hakballa, është arrestuar nga Policia në Livorno për trafik droge, pasi, pas një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën rreth 25 kg heroinë dhe kokainë.

Sipas mediave italiane, i riu që ishte nën mbikqyrje nga policia, sapo kishte dalë nga një vilë private në rrugën Calzabigi dhe kur u kontrollua, rezultoi që ai nuk kishte qëndrim të ligjshëm në Itali.

Fakti se ai kishte me vete një shumë parash prej 1350 eurosh nxiti dyshimet e policisë për të kontrolluar banesën e tij dhe sidomos kopshtin e vilës, që doli se e kishte kthyer në një punishte të vërtetë për peshimin dhe paketimin e drogës.

Këtu policia zbuloi rreth 23 kg heroinë dhe 1 kg kokainë si dhe një bombol me gaz paralizues që mund të konsiderohet si armë kimike apo gaz lotsjellës.

Pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në koshin e mbeturinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat