SHKK transferon katër të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Kronikë e zezë

SHKK transferon katër të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Shërbimi korrektues i Kosovës ka transferuar katër të burgosur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë në Burgun e Sigurisë së lartë.

Ky transferim sipas njoftimit për media nga Ministria e Shëndetësisë, është kryer në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organet tjera të sundimit të ligjit.

Burgu i Sigurisë së lartë në Gërdofc është institucioni i ndërtuar për vendosjen e të gjithë të burgosurve me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë dhe atyre me dënime të gjata, bazuar në vlerësimin individual të rrezikshmërisë.

“Në mënyrë që të gjithë të burgosurit të marrin trajtimin adekuat, Burgu i Sigurisë së Lartë, ka pranuar në vitin 2013 staf korrektues serb të cilët tani janë angazhuar në punë me këtë kategori të burgosurve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat