Transportonin libra shqip, pranga shoferëve të MPJ në Greqi

Kronikë e zezë

Transportonin libra shqip, pranga shoferëve të MPJ në Greqi

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:05
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar në Greqi pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe.

Kanë qenë vetë autoritetet greke që kanë njoftuar arrestimin dhe që kanë komunikuar se në bordin e automjeteve kishte abetare dhe libra shqip. 

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, akuzohen për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat