Tragjike në Itali, vdes shqiptarja në një aksident rrugor

Kronikë e zezë

Tragjike në Itali, vdes shqiptarja në një aksident rrugor

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 22:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 45-vjeçare shqiptare ka vdekur mbrëmjen e sotme në Ponsacco (Pisa) të Italisë, pasi është shtypur nga një makinë që drejtohej nga një italian, me banim po në Ponsacco.

Viktima, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, pasi u godit nga mjeti, mbeti e bllokuar poshtë tij. 

Për nxjerrjen e kufomës është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, si dhe një vinçi që ka ngritur makinën.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë qendrore në Ponsacco dhe nuk është ende e qartë nëse gruaja ishte duke kaluar rrugën, raportojnë mediat italiane. Ngjarja është nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat