Kush është shqiptarja që u përplas për vdekje nga i moshuari italian

Kronikë e zezë

Kush është shqiptarja që u përplas për vdekje nga i moshuari italian

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 16:23
Diana Brahimi

Një grua shqiptare 45-vjeçare ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së djeshme në qytezën e Ponsakos në Pisa. Shqiptarja është përplasur nga një automjet në trotuar nga ana e një italiani të moshuar.

Ajo është nënë e tri fëmijëve dhe është identifikuar si Diana Brahimi. Gruaja punonte në këtë qytezë të Pisas si estetiste. Ajo ecte për çdo ditë në trotuar kur kthehej nga puna, ndërsa ky udhëtim gjatë mbrëmjes së djeshme ëhstë kthyer në ferr, shkruan "Il Tirreno".

Ka qenë ora rreth 19.30 minuta, kur Diana është përplasur për vdekje nga një makina, që drejtohej nga ana e një 90-vjeçari italian. Mësohet se gruaja ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ajo kishte përfunduar poshtë makinës dhe se është dashur që në vendngjarje të mbërrijnë punonjës të specializuar, të cilët kanë bërë të mundur ngritjen në ajër të makinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat