Thikë shokut në kokë e shpatull, ja statusi në Facebook që i futi në sherr

Kronikë e zezë

Thikë shokut në kokë e shpatull, ja statusi në Facebook që i futi në sherr

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Për nje sharje në rrjetet sociale, dy të rinj janë përleshur me thika në Divjakë. Dy 17-vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime.

Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim.

Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 17-vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjes.

Image
Statusi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat