Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Zamir Dajcaj 43 vjeç, eksponent i rëndësishëm i familjes mafioze “ala mazzarrota”, që vepron në komunën Barcellona Pozzo di Gotto në provincën e Mesinës në Siçili.
Shqiptari Zamir Dajcaj, i njohur me pseudonimin bosi “Zanna” ishte i dënuar në vitin 2014 me 12 vjet burg gjatë hetimeve të operacionit “Gotha – Pozzo II”.
Në arrestimin e tij u përfshinë trupa të shumtë të policisë italiane si dhe reparti ajror i policisë së Katanias.
Zamir Dajcaj fshihej në komunën Case Bruciate në provincën e Messinës, në një banesë buzë lumit Mazzarrà.
Banesa e tij e ndërtuar me kushtet më të mira për të jetuar, ishte e rrethuar nga rreth 60 mijë pemë agrumesh e pemë ornamentale, të kuruara mjaft mirë nga vetë shqiptari.
43-vjeçari Dajcaj është një anëtar i rëndësishëm i familjes mafioze “alla mazzarrota” të Messiës e emri i tij është mjaft i njohur në territor.