E rëndë në Durrës/ 36-vjeçarja vret vetën me çifte

Kronikë e zezë

E rëndë në Durrës/ 36-vjeçarja vret vetën me çifte

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës  00:15, të ditës së sotme ku A.T. 36 vjeçe, banuese në Durrës është vetëplagosur me armë gjahu tip çifte.

Edhe pse ajo është dërguar në spital, nuk ka mundur që t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Burme zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se ajo e ka marrë këtë akt duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vetëvrasjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat