Policia e Tiranës bën aksionin e radhës, shikoni si e arreston një person në shtëpi

Kronikë e zezë

Policia e Tiranës bën aksionin e radhës, shikoni si e arreston një person në shtëpi

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 11:25
Pamje nga video

Pas një sinjalizimi në policia se një person mbante në shtëpi armë pa leje, policia ka mundur që ta vendos në pranga poseduesin.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar R. Gura, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, blutë e Tiranës sqarojnë se pasi kanë kontrolluar në shtëpinë e të dyshuarit ata kanë gjetur një armë zjarri Pushkë, model 56.

Për ngjarjen në fjalë, policia thotë se materialet ia ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat