Detyron fëmijën të kërkojë lëmoshë, përfundon e arrestuar

Kronikë e zezë

Detyron fëmijën të kërkojë lëmoshë, përfundon e arrestuar

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:12
Ilustrim

Në Pejë është arrestuar një grua egjiptiane, pasi që kishte detyruar një djalosh të mitur të kërkonte lëmoshë.

Viktima është identifikuar gjatë një operacioni të Njësitit Hetimor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat