Shoferi akuzohet se shkeli semaforin, ja pamjet e debatit me policin rrugor

Kronikë e zezë

Shoferi akuzohet se shkeli semaforin, ja pamjet e debatit me policin rrugor

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 16:27
Pamje nga debati i shoferit me policin

Një drejtues automjeti është gjobitur nga punonjësit e policisë rrugore të Tiranës pasi nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore, duke shkelur semaforin. Drejtuesi i mjetit është dërguar në Komision (OASH) nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Megjithëse shoferi fillimisht nuk e pranon, polici thotë se është evidentuar nga kamerat e Policisë së Shtetit dhe i merr dokumentet, duke e dërguar në OASH (Organi Administrativ Shtetëror).

Ja biseda mes shoferit dhe policit:

Polici: Përshëndetje!

Qytetari: Mirë si kaloni!

Polici: Mirë, semafori i kuq është arsyeja e ndalimit.

Qytetari: Jo mo, po pulsonte, ishte me portokalli.

Polici: Na jep pak dokumentet!

(shoferi nxjerr dokumentet, efektivët i kontrollojnë)

Polici: Je në monitorim të kamerave të Policisë së Shtetit. Je konstatuar me semafor të kuq. Urdhëro dokumentet, të plotësoj procesverbalin. (shoferi firmos)

Polici: Do paraqitesh brenda 10 ditëve tek Policia Rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat