Vijojne hetimet - Ekzekutimi i Nelgert Patës, shoku: Autoret me maska

Kronikë e zezë

Vijojne hetimet - Ekzekutimi i Nelgert Patës, shoku: Autoret me maska

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 00:34
Nelgert Pata

Një ditë pas vrasjes së Nelgert Patës policia e Fierit ka liruar mbi 15 të shoqëruar, të cilët dhanë dëshmitë për atentatin mbi 34-vjecarin. Burime pranë uniformave blu thanë se edhe miku i tij që drejtonte mjetin nuk dha detaje për hetimin.

Ari Halinani i cili mbeti i plagosur tha se atentatorët u afruan shumë pranë automjetit të cilin drejtonte dhe qëlluan me breshëri ndaj Patës,  ndonëse plumbat prekën dhe atë.

Sipas 38-vjecarit personat ishin të maskuar dhe kishin zënë pritë në aksin Fier – Seman në vendin e quajtur Qenas.

Pak minuta më pas policia gjeti mjetin e braktisur të atentatorëve, por dhe dy armët që u përdorën në krim. Makina tip benz me portobagazh u gjet e djegur në fshatin Zhupan. Ekspertiza balistike nuk ndihmoi pasi nuk u gjet asnjë gjurmë.

Nelgert Pata është një emër i njohur për drejtësinë në vend. Ai është dënuar nga Gjykata e Lartë me 9 vite  burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit sëbashku me babain e tij Astrit Pata. Me 21 gusht të këtij viti ai shpëtoi një tjetër atentati në rrugën e Kavajës, pranë ish-parkut të autobusëve.

Ndonëse kërkohej nga policia për moskallëzim krimi,  Pata preferoi të zgjidhte vetë konfliktet mes bandave. 34-vjecari dyshohet se ka lidhje me Jani Aliajn dhe Renato Milloshin, dy të kërkuar për vrasjen e Elton Çiçës në maj të këtij viti.

Nga ngjarjet kriminale të ndodhura mes dy grupeve dyshohet të jetë edhe plagosja e  Andi Mustafarajt në tetor në një lokal pranë ish-ekspozitës në Tiranë. Mustafaraj kishte patur lidhje të ngushta me Elton Çiçën.

Këtu është përqendruar dhe pista kryesore e hetimit të policisë së Tiranës, e cila ka marrë në pyetje Mustafarajn.

Burime pranë uniformave blu thanë se i riu që mbeti i plagosur në lokal dyshohet se ka dijeni për atentatorin ndonëse nuk dha identitetin e tij. Deri më tani përplasja mes bandave të Elton Cicos dhe Jani Alisë ka lënë pas 4 viktima 5 persona të plagosur  dhe 4 atentate të dështuara për eliminimin e rivalëve./Vizion plus/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat