Nën kërcënimin e revoles ia vjedhin paratë dhe cigaret

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e revoles ia vjedhin paratë dhe cigaret

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 10:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se tre persona të panjohur nën kanosjen e armës-revoles i kanë grabitur viktimës para të gatshme, boksa cigare të llojeve të ndryshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Llazicë të Malishevës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat