Konflikti mes dy firmave për rrugën në Vlorë, dhunohet me gurë e dru shoferi 17 vjeçar i kamionit

Kronikë e zezë

Konflikti mes dy firmave për rrugën në Vlorë, dhunohet me gurë e dru shoferi 17 vjeçar i kamionit

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 21:04
Ilustrim

Investimi dhe mospagimi në ndërtimin e një rruge në Lepenicë të Vlorës, ka sjellë sot një incident të rëndë mes pronarëve të dy fabrikave të grurit në këtë fshat.

Shkak është bërë një rrugë, ku njëra firmë ka investuar për ndërtimin e saj, ndërsa pronari i firmës tjetër nuk ka paguar detyrimin. Për këtë arsye, shtetasi me iniciale A.C, bashkë me 5 persona të tjerë, të dyshuar punëtor i kanë bërë pritë një djali 17 vjeçar, i biri i pronarit të firmës tjetër. Policia e Vlorës sqaron se bëhet fjalë për firmën e nxjerrjes dhe përpunimit të grurit “Ylli Salla-sh.p.k” me pronar shtetasin Y.S., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe firmës tjetër të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit “ANA-sh.p.k” me pronar shtetasin A.C.

“Motivi kryesor i këtij konflikti ka ndodhur për shkak të një rruge, ku supozohet se Firma “ANA-sh.p.k” ka investuar për ndërtimin e rrugës e cila të çon në pikën e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dhe Firma “YLLI SALLA-sh.p.k” ka patur për detyrim të paguajë një pjesë të investimeve, detyrim të cilin dyshohet se nuk e ka shlyer (Aktualisht këto dy firma janë në Gjyq-Civil)”, sqaron policia. Policia sqaron se gjatë pritës, ata kanë qëlluar me dru dhe gurë makinën ku udhëtonte 17 vjeçari me iniciale K.S, i cili ka pësuar dëmtime të lehta në gishtin e dorës së djathtë.

Për këtë arsye, është shpallur në kërkim pronari i firmës Ahmet Canaj, dhe pesë personat e tjerë. Policia bën me dije se konflikti ka qenë i vazhdueshëm midis pronarëve të dy firmave.  “Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, më datë 28.09.2016, është arrestuar shtetasi V.D., për arsye se ka kanosur shtetasin Y.S., për të njëjtin konflikt të theksuar më lart”, sqaron policia. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të A.C., dhe 5 shtetasve të tjerë në proces verifikimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Vetëgjyqësia”, “Plagosje e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat