Kapet banda e hajdutëve në Durrës, u sekuestrohen mallrat

Kronikë e zezë

Kapet banda e hajdutëve në Durrës, u sekuestrohen mallrat

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një bandë hajdutësh është vënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi kishin kryer një sërë vjedhjesh banesash në lagjen Nr.15. Të ndaluarit janë:

Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;

Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;

Alban Kaçorri 19 vjeç,  banues në Durrës;

Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje, kryesisht banesash, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim  me njëri-tjetrin, konkretisht:

1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55  vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe,  ku kanë marrë 50 000 lekë;

5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases  A.L.58  vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Televizor;
• Laptop;
• telefona celularë;
• gur fresibël dhe sende të tjera.

D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet,  ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.

Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vjedhja"dhe"Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale"në bashkëpunim parashikuar në nenin  134,/2 dhe 287/b  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat