55-vjeçari me biçikletë përplaset nga autobusi

Kronikë e zezë

55-vjeçari me biçikletë përplaset nga autobusi

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 16:53
Aksident në Durrës, foto arkiv

Një person 55-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë u përplas nga një autobus në aksin rrugor Shkozet-Plepa, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:10 kur autobusi me targë AA 965 AY me drejtues S.M. 31 vjeç, banues ne Lushnje ka përplasur E.P. 55 vjeç, banues në Arapaj.

Nga informacionet e marra nga policia, mësohet se ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi autobusit po pyetet në komisariat rreh rrethanave të aksidentit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e plotë të ngjarjes”, - thotë policia e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat