Shisnin kokainë më makinën e tyre, në pranga dy vëllezër shqiptarë

Kronikë e zezë

Shisnin kokainë më makinën e tyre, në pranga dy vëllezër shqiptarë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 21:00
Ilustrim

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme pasi me makinën e tyre ishin duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Arrestimet janë bërë gjatë ditës së sotme në Veneto, Itali.

Një pranga janë vënë Donard dhe Ledi Lubani, 25 dhe 28 vjeç të cilët ishin duke udhëtuar me makinë e tyre kur janë ndaluar nga policia. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, policia italiane ka gjetur një sasi kokaine.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia, dy vëllezërit kanë tentuar që të mbroheshin, por ka qenë e kotë sepse nuk kishte informacione në lidhje me drogën.

Bashkë me dy vëllezërit shqiptarë është arrestuar edhe një rumun, Neculai Nechel Cantaragiu, 25 vjeç, sepse ishte bashkëpunëtor i dy shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat