Plagosje me armë zjarri në Durrës

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:36
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person i cili është paraqitur i plagosur në spitalin e Durrësit, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Durrësit. Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe do të marrin në pyetje të plagosurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat