U jepet lamtumira e fundit dy djemve të familjes Dvorani nga Drenasi

Kronikë e zezë

U jepet lamtumira e fundit dy djemve të familjes Dvorani nga Drenasi

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:09
Varret e dy fëmijë nga Drenasi

Dy fëmijët e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në Novi Sad të Serbisë, u varrosën sot në fshatin Terstenik të Drenasit, në prani të shumë bashkëbanorëve e zyrtarëve të komunës të udhëhequr nga nënkryetari i komunës së Drenasit, Arsim Haxhia.

Sipas familjarëve të të ndjerëve, aksidenti ndodhi pasi një person i cili ishte në gjendje të dehur doli në autostradë e më pas një kamion kishte përplasur disa makina. Pos dy fëmijëve të vdekur, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe babai i fëmijëve i cili është në koma. Edhe xhaxhai i tyre është duke u trajtuar në spitalin e Novi Sadit.

Përveç dy fëmijëve të ndjerë, familja Dvorani kanë edhe një vajzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat