Dramë në Austri: Nëna vret tre fëmijët, vëllain dhe nënën e saj

Kronikë e zezë

Dramë në Austri: Nëna vret tre fëmijët, vëllain dhe nënën e saj

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:10
Foto nga vendgjarja

(E plotësuar) - Sipas informacioneve të fundit nëna ka shkaktuar dramën në shtëpinë e St.Polten, ku pasi ka vrarë tre fëmijët të moshave shtatë deri në dhjetë vjet, më pas ka qëlluar edhe nënën e saj (60) dhe vëllain e saj. Në fund ka kryer vetëvrasje.

Fqinjët e saj janë të shokuar nga lajmi, ndërsa gjithashtu bëhet me dije se fëmijët e ndjerë kishin kohë që nuk shkonin në shkollë. Kjo shton mundësitë që familja ka kaluar momente të vështira.

Image

Në një shtëpi në Austrinë e Poshtme (Niederösterreichischen) Böheimkirchen, qarku i St.Polten të enjten janë vrarë gjashtë persona. Sipas informacioneve të medias austriake Krone, bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje, tre prej të cilëve janë fëmijë.

Fillimisht vajza ka qëlluar për vdekje dy prindërit, më pas motrat dhe vëllezërit dhe në fund ka vrarë veten. Por policia në anën tjetër ka konfirmuar se gjashtë persona janë të vrarë, por pa specifikuar nëse ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Procesi për zbardhjen e ngjarjes vijon akoma./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat