Dëshmia/ "E pamë si e hodhi Lilianën nga dritarja. Ishte e zhveshur"

Kronikë e zezë

Dëshmia/ "E pamë si e hodhi Lilianën nga dritarja. Ishte e zhveshur"

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:36
Ndërtesa nga ku ra Liliana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, pasi një 42-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Kryengritja”.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko. Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania ka thënë se kemi të bëjmë me vrasje.

Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se, Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin. 

Ngjarja ka ardhur pas një sherri, mëson “Panorama”, dhe pas zënkës bashkëshorti ka tentuar ta çojë peshë dhe ta hedhë nga dritarja. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të gruas për t’u mbajtur, Ruko e ka shtyrë me të gjithë forcën duke e hedhur në tokë. 

“E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi”, shprehet fqinja e çiftit. 

E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ishin një familje e përkryer. “Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat