Rrezikon 10 vite burg, arrestohet në Durrës shqiptari i shumëkërkuar

Kronikë e zezë

Rrezikon 10 vite burg, arrestohet në Durrës shqiptari i shumëkërkuar

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga efektivë të policisë së Durrësit.

Në pranga është vënën Ilir Bardheti, banues në Durrës, bëjnë me dije sot burime zyrtare.

“Bardheti, ka qenë i shpallur në kërkim me shkresën Nr.8454KL/1,  datë 19.11.2016, pasi Gjykata e Campobaso në Itali me vendimin penal Nr. 392/00RG-79/2007, datë 21.06.2007 e ka dënuar për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar në nenin 628 të Kodit Penal Italian”, bëjnë me dije burime zyrtare.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vite burg.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat